Një grindje ka ndodhur në qytetin e Bilishtit midis një 62 vjeçari dhe një 29 vjeçare. Në debat e sipër, i moshuari ka goditur vajzën e re me grusht, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Njoftimi i policisë
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penaletë dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në Bilisht, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur me grusht, një 29-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.