Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bilisht, ku mbeti i plagosur njëri prej personave të përfshirë në këtë konflikt.
Policia lokale ka bërë me dije se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në komisariatin e Devollit 4 persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar.
Bëhet fjalë për Guri Mazelliun e Ylli Xhackën. Sipas policisë, Guri Mazelliu fillimisht ka goditur me thikë një person në këmbë ndërsa me pas është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.
Me pas, kanë qenë personat e përfshirë në konflikt ata që kanë kërkuar të vazhdojnë konfliktin, dhe kanë tentuar të bllokojnë brenda në automjet Guri Mazelliun, por ky i fundit është larguar me shpejtësi.
Policia ka arrestuar gjithashtu edhe Ylli Xhackën, i cili akuzohet i cili pa leje drejtimi, ka transportuar me automjet personat e përfshirë në konflikt për të ndihmuar ata që të zënë në pritë Guri Mazelliun.
Për këtë, policia e ka arrestuar ndërsa personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë proceduar në gjendje të lirë.
Sipas policisë kjo është hera e tretë që këta persona përfshihen në konflikt me njëri tjetrin ndërkohë që deri tani asnjë nuk ka treguar motivet e konflikteve.
Megjithatë, policia po heton për të shkuar tek motivi i konflikteve që ky grup personash kanë patur me njëri tjetrin.


