Një foto e rrallë, e mbushur me fytyra të buzëqeshura dhe energji rinore, sjell në kujtesë “brezin e artë” të atletikës korçare, një brez që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar. Εvro, Anxhara, Mekshi,Sulce Kici, Hasa Lenci, Thano, Qeramixhi, Tole, Licolli… etj. Brez i arte i Atletikes Korcare.
Nga stadiumet vendore deri në garat kombëtare, këta të rinj dhe të reja përfaqësuan me krenari Korçën dhe ngritën më lart emrin e saj në podiumet e kohës. Shumë prej tyre u shndërruan më pas në kampionë, trajnerë, mësues të edukimit fizik dhe figura të respektuara në komunitet.
Kjo fotografi, e ruajtur me dashuri dhe e publikuar në rrjet është më shumë sesa një kujtim: është një dëshmi e shpirtit sportiv, disiplinës dhe pasionit që karakterizoi atë brez.


