Po vijojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin e Qendrës Shëndetësore të Burimasit dhe krijimin e një ambienti të dedikuar për të moshuarit, një investim me rëndësi sociale që po realizohet nga Agjencia e Shërbimeve në Bashki.
Objekti po merr pamje moderne, me hapësira të përmirësuara dhe kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e zonës. Ndërkohë, ambienti i ri për të moshuarit do të shërbejë si një hapësirë e ngrohtë dhe funksionale për aktivitete sociale e rekreative.
Ky projekt synon të rrisë cilësinë e jetesës në komunitet, duke garantuar kujdes më të mirë shëndetësor dhe më shumë vëmendje për grupet në nevojë.
Punimet pritet të përfundojnë së shpejti, duke i dhënë Burimasit një qendër bashkëkohore që përmbush standardet e shërbimeve publike moderne.


