Sot në qytetin e Korçës nis MIK Festival, një event artistik madhështor që sjell bashkë kulturën, muzikën, historinë dhe artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë. Ky festival, i cili zhvillohet në qytetin e vlerave, premton të ofrojë një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
Surpriza e këtij edicioni është rikthimi në skenë, pas 70 vjetësh, i operetës “Agimi”, opereta e parë shqiptare e krijuar nga Artisti i Popullit Kristo Kono dhe Kolë Jakova. Ky rikthim historik pritet të jetë një nga momentet kulmore të festivalit.
MIK Festival do të zgjasë për katër ditë, duke ofruar plot surpriza dhe emocione me tingujt dhe muzikën e mrekullueshme që do të shoqërojë çdo natë të këtij eventi unik.