Me rastin e ditës së flamurit mitropolia e Korçës në ruajtje të traditës ka celebruar meshën tradicionale të bekimit të flamurit, meshë e cila është organizuar për herë të parë si e tillë një vit pas shpalljes së pavarësisë, Së pari nga Fan Noli e më pas nga klerikët e njohur Gjergj Fishta e Papa Kristo Negovani.
Mesha e bekimit të flamurit në katedralen “Ringjallja e Krishtit” është celebruar nga mitropoliti i Korçës dhe Voskopojës Hiresia e Tij Imzot Joan Pelushi.
Në meshën e kësaj dite kanë qenë të pranishëm krahas besimtarëve të besimeve të ndryshme edhe deputetë e përfaqësues të pushtetit lokal