Djegia e një sipërfaqe të madhe kullota, bimë medicinale e pyje në Malin e Thatë ka “mbytur” me tym të gjitha fshatrat e fushës së Maliqit madje e fshatra të Devollit
E gjithë kjo ka ardhur për shkak se prej 5 ditësh Mali i Thatë është përfshirë pothuajse i gjithi nga flakët ndërkohë që ditën e sotme për shkak të situatës së rënduar nga zjarret nuk pati ndërhyrje nga ajri, çka solli një situatë të tillë në fshatrat e fushës së Maliqit e jo vetëm, madje tymrat i janë afruar dhe qytetit të Korçës.
Një tjetër arsye e mbulimit me tym të fshatrave të njësive administrative Pirg e Vreshtas është edhe djegia e zonës torfike në fushën e Maliqit, e cila është riaktivizuar këtë mbasdite duke çliruar tymra të shumtë.