Ditën e sotme ishte kandidati për këshilltar i PD Korçë i cili me urdhër nga lart akuzoi drejtoreshën e arsimit të Korçës si vegël e PS. Në fokus të akuzës përmendej një vetdeklarim i mësuesve të cilët në ditën e zgjedhjeve do të ushtrojnë një detyrë zgjedhore.
Por ku është shkelja e ligjit? Askund.Në bazë të vendimit nr 9/2020, parashikohet se punonjesit duhet te njoftojnë eprorin dhe burimet njerëzore për ushtrim funksionesh zgjedhore, dhe se ky vetdeklarim është një kërkesë e ligjit e padiskutueshme.
Por ku vazhdon budallallëku i PD?
Paraqet një kërkesë vetëdeklarimi e cila është paraqitur në Maliq, ku drejtoreshë është një tjetër person.
PD harron ligjin, harron emrat, harron njerëzit, ndaj edhe ka nisur të çmendet.