Gjatë kësaj periudhe si asnjë vit tjetër juglindja e vendit ka patur shumë turistë të ardhur nga vende të BE dhe jo vetëm.
E gjithë kjo sipas operatorëve turistikë shqiptare ka ardhur për shkak se agjencitë e huaja kanë treguar një interes të shtuar për të reklamuar Shqipërinë.
Valentin Koçeku, një prej guidave turistike tregon se turistët e huaj kanë shumë informacion tashmë për Shqipërinë, ndaj e për këtë nuk lënë qytet, përfshirë dhe Korçën, pa e vizituar.
“Arsyeja është shumë e thjeshtë. Është një nga vendet më të bukura në Shqipëri, me traditë. Pjesa e maleve është tërheqëse. Grupi nga hollanda është i dyti për këtë vit, vazhduam nga Voskopoja me Dardhën”, – u shpreh Valentin Koçeku.
Pjesa e promovimit që ka bërë shteti shqiptar dhe agjencitë ndërkombëtare të turizmit, agjencitë e vogla po ashtu në Shqipëri. Është bërë promovim I jashtëzakonshëm, ka bukuri të jashtëzakonshme. Unë jetoj Belgjikë e çdo vit kthehem për 5 muaj duke punuar në turizëm ”
Ajo çfarë i ka mrekulluar turistët në fshatin turistik të Dardhës është bukuria e natyrës, qetësia, mikpritja dhe kulinaria.
“Shqipëria është një vend fantastik, kemi qenë prej nje jave. Kemi bërë hiking, njerëz mikpritës, ushqim i shijshëm. Jemi të kënaqur“- tha turisti.
“Unë vij nga Hollanda, me pëlqejnë malet, njerëzit, ushqimi. Ëmbëlsirat janë shumë të shijshme, ndersa ecja është magji. Kodra, male të bukura.”- tha hollandezja.
“Vij nga Hollanda, erdha në Shqipëri sepse dëgjova në vendin tim për ju. Deri tani çdo gjë ka shkuar mirë, e çmimet duhet thene se është shumë lirë krahasuar me vendin ku vij unë apo dhe vende të tjera“- u shpreh një tjetër turuste nga Holanda.
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti fshati turistik i Dardhës është vizituar nga më shumë se 15 mijë turistë, 7 mijë prej të cilëve janë të huaj