Korçarët kanë reaguar njëzëri pa dallim feje apo ngjyrimi politik ndaj drejtuesit politik të Partisë Demokratike të qarkut të Korçës, Ivi Kaso, i cili nga fodullëku apo me qëllim kërkoi të fuste në vorbullën e politikës besimet fetare.
Ivi Kaso ditën e djeshme akuzoi Partinë Socialiste se në tre emrat e listës së sigurt do të jenë tre kandidatë ortodoks. Ndërsa nga verifikimi i fakteve, vërehet se Romina Kuko është e besimit mysliman, po ashtu edhe Besa Spaho, e aq më tepër një praktikant mysliman kandidat për deputet i Pogradecit, Bledi Çomo.
Po më tepër se faktet korçarët e dinë se ku “fle lepuri” e kjo duket kur dhe vet demokratët në komente kërkojnë largimin e Ivi Kasos nga juglindja e vendit.

Një nga komentet e Laziano Sotir është therrëse kur thotë se ai është demokrat por nuk pajtohet dhe kërkon largimin e Ivi Kasos nga qarku i Korçëd. Edhe Ilir Jano, Djana Progri, Meti Mulla, Edmond Dushku, Lirika Bregu, Nikolin Meço e Mariel Thinjo shprehen kategorikisht kundër deklarës së Ivi Kasos, duke përfunduar se në Korçë përtej ndasisë poltike mbizotëron harmonia fetare.
Të kuptosh se do të humbësh është njerëzore por të fajësosh fenë për shkak të humbjes tënde është djallëzore.


