Skuadra e volejbollit të femrave të Skënderbeut do të ketë sërish në radhët e saj Desara Shahollin, e cila do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe në sezonin 2025–2026. Volejbollistja korçare do të luajë në rolin e liberos, ku është shquar për shpejtësinë në reagim dhe sigurinë në mbrojtje.
Me vendosmërinë dhe përkushtimin e saj, Shaholli sjell qetësi dhe stabilitet në prapavijën bardhekuqe, duke u kthyer në një element të rëndësishëm për balancën e skuadrës.
Pas largimeve të shumta gjatë merkatos, këtë sezon te Skënderbeu do të ketë më shumë hapësirë për lojtare të reja, me të cilat klubi synon të arrijë maksimumin.


