Mbyllja e fushatës për zgjedhjet e 14 majit në Korçë ka qenë zhgënjyese për koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Mitingu, ku morën pjesë Sali Berisha dhe Ilir Meta ishte një dështim i plotë, pasi rreth 300 vetë mbushën sheshin, ndërsa aty prezantoheshin kandidatët për 3 bashki: Korçën, Maliqin dhe Devollin.
Edhe pse takimi ishte i paralajmëruar, kandidatët e Berishës që kërkojnë fitoren në 14 maj nuk arritën që vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të shpalosin mbështetjen që ata gëzojnë në këtë qark të madh. Më i madh në këtë takim të braktisur nga mbështetësit, ishte podiumi ku Berisha doli për të përsëritur të njëjtat fjali që nga nisja e kësaj fushate.


