Një 72 vjeçar nga Austria ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës.
Burime pranë këtij spitali thanë se i moshuari ka mbërritur në urgjencën e shërbimit spitalor rreth orës 03:00 me probleme kardiake.
Valter Sceips edhe pse i është dhënë ndihma e parë mjekësore austriaku 72 vjeçar ka gjetur vdekjen.
Grupi i hetimit po punon për shkaqet e kësaj vdekje. Mësohet se austriaku Valter Sceips një ditë më parë se bashku me një grup atdhetaresh ka ardhur si turist në qytetin e Korçës ku mësohet se kanë vizituar krahas muzeve të këtij qyteti dhe fshatrat turistikë të juglindjes.
Austriaku mësohet se ndodhet në morgun e këtij spitali.
Burime spitalore bëjnë me dije se austriaku dy vite më parë ka pasur ndërhyrje kardiake duke vendosur dy “unaza” ndërkohë që dy ditë më parë ka kërkuar një ndihmë mjekësore në spitalin e Manastirit dhe me pas ka udhëtuar drejt Korçës ku ka shfaqur përsëri probleme kardiake, në njërin prej hoteleve ku ishte akomoduar.