Një adoleshent, 13 vjeçar, nga fshati Rakickë e Devollit ka dëmtuar mjetin e fqinjit të tij, duke i thyer xhamat e kamionit.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në fshatin Rakickë, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta, xhamin e mjetit kamion tip “Benz”, në pronësi të një 37-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.