Devoll : Dyshohen se futën mall kontrabandë nga kufiri gjelbër, shoqërohen në komisariat dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është konstatuar një kamionçinë e ngarkuar me disa kuintalë fruta të thata të cilat dyshohet se janë marrë në Greqi e janë kaluar nga mali drejt qytetit të Bilishtit.
Malli i transportuar nuk ka dokumentacion, ndërsa drejtuesi i mjetit pritet të arrestohet nga policia si edhe shtetasi tjetër në mjet të proçedohet. Ky nuk është rasti i parë kur konstatohen tentativa të kondrabandimit të mallrave, pasi janë konstatuar edhe tre raste të tjera me të arrestuar dhe të proçeduar penalisht.