Një 35 vjeçar nga fshati Qytezë përndiqte ish-gruan e vet, me të cilën është në proces gjyqi.
Pas një kohe të vazhdueshme, ish-gruaja e denoncon dhe merr urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 35 vjeç, banues në fshatin Qytezë, Devoll, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, në qytetin e Korçës, bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci. Shtetasja M. L. u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.