Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Devoll, ku një 59-vjeçar humbi jetën pak pasi ishte trajtuar në një klinikë dentare.
Shtetasi Sh. D., banues në fshatin Progër, rreth orës 17:00 ka kryer një vizitë mjekësore tek dentisti B. L., 36 vjeç. Më pas, rreth orës 18:10, ai është marrë nga shërbimi i urgjencës së spitalit dhe është transportuar pa shenja jete. Nga kontrolli paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Policia e Devollit ka shoqëruar dentistin për ta marrë në pyetje lidhur me rastin, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së 59-vjeçarit.


