Dhori Falo, është një nga emrat e njohur të krahinës se Voskopojës
Është i njohur si mësues por mbi të gjitha si autor i 3 librave, “Tragjedia e një qyteti”, “Kembanat e Shën Prodhromit” si dhe “Rrëfimi”. Në të tre këto libra studiuesi Dhori Falo ka sjellë për lexuesit të gjithë historinë, duke filluar nga krijimi i këtij fshati, kulmin e lulëzimit në shekullin e 17-18, djegiet dhe ringritjet e krahinës të njohur.
Sot trashëgimtarët e tij kanë ngritur një resort turistik por kanë ruajtur shtëpinë e Dhori Falos si për të treguar se në këtë vend ka jetuar njeriu që i fali gjithçka Voskopojës së tij.




