Skuadra e Dinamos ka arritur një fitore të pastër ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-0 në setet (25-23, 25-19, 25-20), në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e volejbollit për femra.
Vajzat dinamovite treguan epërsi në të gjitha fazat e lojës, duke kontrolluar ritmin dhe duke mos lejuar që korçaret të rrezikonin seriozisht rezultatin.
Me këtë fitore, Dinamo konfirmon formën e mirë dhe pozicionin e saj mes skuadrave pretendente të këtij sezoni, ndërsa Skënderbeu do të kërkojë të rikthehet në rezultatet pozitive në ndeshjet e ardhshme.


