Një aksident është regjistruar në unazën e qytetit, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si shkak i mundshëm i aksidentit mendohet të jetë lagështia në rrugë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të siguruar qarkullimin e lirë të automjeteve.
Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në kushtet e motit me shi, kur rrugët bëhen më të rrëshqitshme.