Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Djali biologjik i Koço Qendros flet për aktorin 98 vjeçar: Komunist dhe koprac që fle me kravatë

    Korçë June 4, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Koço Qendro është një nga emrat më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, një aktor që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë e teatrit dhe kinemasë shqiptare. Sot, në moshën 98-vjeçare, ai vazhdon të jetojë me dinjitet dhe stil, duke ruajtur të njëjtën finesë dhe prani që e karakterizuan gjatë gjithë jetës së tij artistike.

    Në një rrëfim personal dhe emocional, djali i tij biologjik, Tami Kona, ndau me publikun një portret të dyfishtë të babait të tij: “Ai është njëkohësisht komunist dhe koprac,” tha me humor, por me një ndjenjë të thellë dashurie dhe respekti. “Është një aktor i jashtëzakonshëm. Nuk është aktor lokal, është me përmasa ndërkombëtare.”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kona kujtoi rolin e famshëm të të atit në pjesën “Kopraci”, duke e quajtur atë kulmin e karrierës së Koço Qëndros. “E ka luajtur si askush tjetër, sepse në thelb po luante veten,” tha ai me sinqeritet.

    Kona rrëfeu edhe origjinën e familjes, duke treguar se gjyshi kishte ardhur nga Kreta në vitin 1912 dhe ishte vendosur në fshatin Sinicë të Shqipërisë. “Unë jam shqiptar, por me rrënjë greke,” tha ai. “Koço deri në vitin 1990 nuk fliste asnjë fjalë greqisht, por kur u hapën kufijtë, filloi ta mësonte. Ai ishte më shqiptar se shqiptarët.”

    Në moshën 98-vjeçare, Koço Qendro vazhdon të ruajë atë elegancën dhe përkujdesjen për veten që e ka shoqëruar gjithmonë.

    “Ke parë njeri që fle me kravatë? Koço fle me kravatë! Është gjithmonë i veshur bukur,” tregoi ai me të qeshur. “Madje kur e çova njëherë në një emision tjetër, Eva Dizdari më tha: “Na këpute me këta sy!’”

    Marrëdhënia mes Tamit dhe Koços ka mbetur e fortë, e sinqertë dhe e thellë.

    “Kur e kam përballë, është privilegj. Jo vetëm se është babai im, por sepse është një monument kulture, një njeri që nuk i vjen shpesh kësaj toke,” tha Kona.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    biologjik djali koco qendro Tami kona
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Historia unike dhe e panjohur e 3 korçarëve që i mbijetuan katastrofës të Titanikut

    July 28, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.