Në panairin e ëmbëlsirave dhe produkteve bujqësore e blegtorale, që u mbajt sot në qytetin e Maliqit, vëmendjen e vizitorëve e tërhoqi djathi i shakullit, i njohur ndryshe si djathi në lëkurë dhie.
Ky produkt unik, me shije të veçantë dhe aromë që ruan freskinë e barit e të fushave, përfaqëson një traditë të hershme të zonës së Moglicës. Edhe sot, banorët e fshatit Zerec vazhdojnë ta prodhojnë në mënyrë krejtësisht tradicionale, duke mbajtur gjallë një trashëgimi kulinare që e dallon këtë krahinë.
Ky djathë nuk është vetëm një ushqim, por një simbol i lidhjes së njerëzve me natyrën dhe zakonet e brezave.


