Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 34 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Voskop”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Reno” dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se 34-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.