Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku ka filluar procedimi penal për shtetasin E. Z., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi në bulevardin “Rinia” nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar automjetin.
Komisariati i Policisë Kolonjë raportoi një zjarr të madh më 11.08.2025 në pyjet e fshatrave Gërmenj dhe Shelegur, ku janë djegur rreth 220 hektarë bimësi. Hetimet e para tregojnë se zjarri dyshohet të ketë nisur në territorin e Greqisë dhe më pas është përhapur në Shqipëri.
Në Pogradec, shtetasi E. M., 31 vjeç, nga fshati Rrëmenj, kallëzoi dëmtimin e tre gomave të automjetit të tij, dyshohet me mjet prerës, në lagjen nr. 4. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërsa në Korçë, më 21.08.2025, një shkëndijë nga rrjeti elektrik shkaktoi zjarr dhe dëmtime në një sipërfaqe toke me bimë të mbjella në lagjen nr. 6. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.


