Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin R. B., banues në fshatin Bregas, Maliq, pasi është kapur në fshatin Pojan, Maliq, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori ku u shpall në kërkim shtetasi Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Vijon puna për kapjen e shtetasit Z. G.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. T., 33 vjeç, banues në Skrapar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip, “Suzuki” në aksin rrugor “Korçë-Voskopojë”, në rrugën drejt fshatit Panarit, iu gjetën në automjet 2 armë gjahu, 17 fishekë arme gjahu, që i posedonte pa leje, një fenelinë sinjalistike si dhe 2 elektrikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një 51-vjeçar, i cili ndodhet për mjekim në spital.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 38 vjeç, banues në Bilisht, i cili në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i është afruar banesës së nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. E., 31 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 56-vjeçar.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. M., 25 vjeç, banues në Pogradec, pasi duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar, një 20-vjeçar, pasagjer në mjet, i cili po merr mjekim, në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.