Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se gjatë orëve të para të mëngjesit janë regjistruar dy raste të ndara rënieje nga lartësia në qytet.
Rreth orës 01:00, në lagjen nr. 8, shtetasi L. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, rreth orës 09:35, në lagjen nr. 15, shtetasi A. F., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 5, ka rënë nga lartësia, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të të dyja ngjarjeve.


