Policia e Korçës ka vënë në ndjekje penale tre shtetas, në dy raste të veçanta.
Në Bilisht, dy vëllezër, G. S., 41 vjeç dhe M. S., 31 vjeç, u proceduan penalisht pasi dyshohet se goditën me grushte dy të rinj, 21 dhe 20 vjeç, për motive të dobëta.
Ndërkohë, në Korçë, një tjetër shtetas, J. Q., u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje dhe ndaj tij nisi procedimi penal. Materialet për të dy rastet iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.


