Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    E keni vizituar? Bazilika e Linit, perla e juglindjes së Shqipërisë

    Histori December 10, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fshati Lin, buzë Liqenit të Ohrit përveç se ofron një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës është tërheqëse edhe për bazilikën paleokristiane dhe mozaikun, i cili konsiderohet si më i vjetëri në rajonin lindor.

    E pozicionuar në majën e kodrës që përbën gadishullin e Linit, bazilika dhe mozaiku është i rrethuar nga të gjitha anët nga liqeni i Ohrit, në një shtrirje ku të lejon të sodisësh këtë mrekulli natyrore që Zoti i ka falur kësaj zone.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Kjo bazilikë është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që ruan pothuajse të plotë planimetrinë dhe dyshemenë me mozaikë. Bazilika u zbulua për herë të parë në vitin 1967 nga një ekspeditë humultuese e punonjësve të muzeut lokal të Pogradecit dhe doli në sipërfaqe plotësisht në gërmimet e vitit 1968.

    Sipas të dhëna që na ka mundësuar DRTK Korça për IntoAlbanian, Bazilika Paleokristiane së bashku mozaikët i përkasin shek të VI, pasi materialet arkeologjike të zbuluara në dy shtresat kulturore, përfshirë monedha bakri të periudhës së perandorëve romakë Justin (518-527) dhe Justinian (527-565) si dhe enët prej qeramike të periudhës ilire i takojnë gjysmës së parë të mijëvjeçarit I dhe shekujve V-VIII të erës sonë.

    Ndër të tjera në të dhënat theksohet se Bazilika ka pasur shtatë ambiente kryesore, të shtruara me mozaikë. Ngjyrat mbizotëruese të tyre janë e bardha, e zeza dhe e kuqja por janë përdorur edhe ngjyra të tjera si kafja, jeshilja, e verdha, portokallia.

    Ndërsa motivet e përdorura janë ato të skenave të ndryshme si “eukaristia”, motive me gërsheta, skena nga bota ujore, shpendë, lule të ndryshme ku më interesantet janë lulet e lotusit, apo kryqi i thyer simbol i diellit, si edhe disa motive shumë pak të përdorura në mozaikët e tjerë të Shqipërisë, siç janë lepujt dhe bletët.

    Të gjitha këto elementë që përbëjnë sot bazilikën e Linit kanë ngjashmëri me monumentet e tjera të rajonit. Madje studiuseit mendojnë se ajo është ndërtuar nga të njëjtat atelie ndërtimore e të mozaikëve që vepronin në zonat e liqenit të Ohrit, rreth qytetit të rëndësishëm ilir të Lyhnidit.

    Sot kjo Bazilikë së bashku me mozaikun është kthyer në një pikë interesante turistike. Mozaiku i Linit është një trashëgimi e çmuar kulturore dhe njëkohësisht konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.

    Pas 20 vitesh mozaiku dhe bazilika, i është nënshtruar ndërhyrjeve, në konservim dhe pastrim, duke u rikthyer kështu bukurinë e saj, si një nga vendet e mbrojtura nga UNESCO. Ndërhyrjet e bëra, tek mozaikët dhe bazilika, gjithashtu ka lejuar edhe hapjen e disa ambienteve të cilat mund të jenë të prekshme nga vizitorët, për të shijuar nga afër këtë monument të kulturës në qytetin liqenor të Pogradecit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Bazilika e Linit djathtas lin pogradec
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.