Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    E keni vizituar Muzeun Mesjetar të Korçës? Ja çfarë gjeni aty

    Korçë July 30, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një nga pikat më të vizituara të Korcës, së fundmi është “muzeu mesjetar” i cili u përurua më 24 prill 1980.

    Muzeu është një vend mes modernes e të vjetrës, i cili, brenda ambientit të tij bashkëkohor, mban ende të gjallë frymën byzantine. I ndërtuar rindertuar në 2016-ën, ai shtrihet përgjatë bulevardit “Fan Noli”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    E vjetra dhe e reja bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme mes një harmonie ngjyrash. Pikërisht ky, muzeu më modern e më i ri në vend, ruan thesaret më të shenjta e të vjetra të cilat kanë mbijetuar e kaluar shumë pengesa për të arritur në vendin ku gjenden sot.

    Historia e veprave është më e veçantë dhe e ashpër se në shumë vende të tjera të botës pasi, në Shqipëri, këto vepra ishin të ndaluara e shumë prej tyre u shkatërruan gjatë Komunizmit.

    Brenda muzeut gjenden më shumë se 7 mijë vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona si edhe punime druri, guri, metali dhe tekstili të cilat dëshmojnë një histori të gjatë të ikonografisë shqiptare. Duke filluar me Murin e Artë i cili mbulon dy kate me lartësinë e tij prej 9.5 m, volumi dhe bukuria e koleksionit të shekullit të XVI i ekspozuar në të është thjesht befasuese.

    Në vazhdim gjendet Ballkoni i Bardhë, ku ekspozohen ikonat më të vjetra të Muzeut, ato të shekullit të XIV. Këtu gjendet edhe më simbolikja ndër to, ikona e ardhur nga Kisha e Shën Mërisë. Një ikonë e rrallë, e krahasuar me pikturën e famshme të fundit të Da Vinci-t, atë më të shtrenjtën në botë.

    Edhe Ministria e Kulturës i ka bërë thirrje artdashësve ta vizitojnë Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, ku ruhen disa nga thesaret e ikonografisë kombëtare.

    Në sallën kryesore të muzeut janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre. Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

    Një ndër ikonat më të dalluara është Ikona e “Shën Gjergjit”, e cila është realizuar nga ikonografi i njohur Kontandin Hieromonaku, rreth vitit 1725. Origjina e vendodhjes së ikonës është kisha e “Shën Kollit”, në Voskopojë. Figura e shenjtit ze pjesën më të madhe të kompozimit, ai paraqitet i hipur në kale të bardhë, i veshur me armaturë të zbukuruar me motive floreale duke vrarë dragoin.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.