E kuptoni çdo të thotë të piqesh në diell, të rrihesh në shi e në fund të mos marrësh as lekët që ke hedhur? E kuptoni që i’u kërkua fermerëve të orientoheshin vitin e kaluar drejt kulturës së grurit, e sot nuk marrin asnjë subvencion për këtë kulturë?
E kuptoni që këto nuk janë lekët e oligarkëve, lekët e bizesmeneve por janë lekët e djersës së atyre që mbajnë familjen me bukë?
E kuptoni që po shkatërrojmë me dorën tonë sektorin kryesor të ekonomisë së vendit?
E kuptoni çfarë ndien sot ai fermeri i Drithasit që investoi në gruri sepse ashtu i tha Frida Krifca e sot i shkon tregëtari gjithë pordhë duke i kërkuar grurin me 20 lek kilogrami?!
Sa për të qeshur me ato media që sot merreshin me luftën në Izrael, me zgjedhjet në USA dhe nuk patën asnjë lajm në edicionet e tyre për fermerët e Myzeqesë, Korçës, Maliqit e gjithë rretheve të tjera. Sa turp…
Postim i marrë nga Xhensil Shkëmbi