Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një i ri është vënë në pranga pasi ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një minoreneje.
Policia ka sekuestruar celularin e të riut si provë materiale dhe ka referuar rastin në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë
Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.