E rëndë në Maliq/ E zë kali poshtë dhe ndërron jetë i moshuari
Maliq: Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyras të bashkisë Maliq. Një 62 vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.
Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62 vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.