Nje 16 vjeçar nga fshati Kuç i njësisë administrative Dishnicë të bashkisë së Korçës ka ndërruar jetë në banesën ku jetonte.
Burime të siguruara thanë se 16 vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Kanë qenë vet prindërit prezent në momentin kur djali i tyre nuk është ndjerë mirë, duke lajmëruar ambulancën por 16 vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.
Këtë mëngjes shkolla e mesme “Ymer Dishnica” ka mbajtur një minutë heshtje për bashkëmoshatarin e tyre ndërsa në një postim në rrjetet sociale, shkolla e ka cilësuar Klarenc Callon si një nga nxënësit më shembullorë të shkollës të tyre.