Po ndiqet penalisht një banor i qytetit të Tiranës pasi për mltive të dobëta ka dhunuar një 43 vjeçare në fshatin Vodicë të Kolonjës.
43 vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë;
Qarku Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për veprën penale të dhunës
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Q., banues në Tiranë, pasi në fshatin Vodicë, Kolonjë, dyshohet se ka goditur me grushte, për motive të dobëta, një 43-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.