Të dëgjohet muzikë Jazz, blues, country në një fshat të Pogradecit kjo është e çuditshme, por e vërtetë.
Më datë 21, të premten, Land Fusha, Bledar Sejko, Sokol Fusha, Einar Nelku do të luajnë muzikën e qiellit në fabrikën e verës “Pelium”, në një koncert të organizuar nga disa organizatorë, një ndër ta dhe Sherlock Irish Pub.
E sigurt është që me kodin e veshjes tërësisht të bardhë, me verën e mirë, me ushqimin e Dante Restorant dhe me muzikën fantastike, të gjithë do të kënaqen.
Transporti në 20:30 dhe kthimi në 01:00, Falas.
Hyrja është më pagesë. Kënaquni!