Në qytetin e Maliqit është hapur një ekspozitë e veçantë e dedikuar peizazhit, ku disa prej piktorëve më të njohur kanë paraqitur punimet e tyre. Ekspozita ka tërhequr vëmendjen e dashamirësve të artit, të cilët kanë admiruar interpretimet unike të natyrës dhe mjedisit përreth.
Kudret Dulellari, i njohur për detajet e hollësishme dhe ngjyrat harmonike, shprehet:
“Peizazhi është një burim i pashtershëm frymëzimi. Synimi im ka qenë të sjell përjetime autentike nga natyra jonë.”
Artan Kaja, i cili eksperimenton shpesh me dritën dhe hijet, thekson rëndësinë e lidhjes emocionale me natyrën:
“Çdo peizazh që pikturoj është një histori më vete. Më pëlqen të kap momente që shpesh njerëzit i kalojnë pa vënë re.”
Ndërsa Aleksandër Lledhi, i cili ka fituar vlerësime për përdorimin e ngjyrave të forta, shprehet;
“Natyra është plot kontraste, dhe përmes pikturave të mia përpiqem t’i jap jetë këtyre kontrasteve. Maliqi ka qenë gjithmonë një frymëzim i madh për mua.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur per tri ditë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për të gjithë ata që duan të shijojnë artin e peizazhit dhe të reflektojnë mbi bukuritë e natyrës.