Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatë ne Selanik të Greqisë, ku raportohet se një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba para pallatit ku banonte.
Sipas informacioneve të fundit, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gëzhoja. Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.