Pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të drejtuesve lokalë në të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia Korçë ka bërë emërimet e reja në njësitë e saj administrative.
Sipas vendimeve të fundit, në njësinë administrative Lekas është emëruar Panajot Hyseni, në Voskopojë – Kodhel Zere, në Drenovë – Dhimitri Postol, në Voskop – Erion Demirasi, në Mollaj – Like Shkëmbi, në Bulgarec – Klajdi Shaho, ndërsa në Vithkuq është caktuar Ilia Prifti.
Me këto emërime, Bashkia Korçë ka plotësuar drejtimin e njësive për të vijuar normalisht shërbimet ndaj komunitetit, ndërsa në bashkitë e tjera të qarkut pritet që ndryshimet të ndodhin ditët në vijim.


