Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    (EMRAT) Shkatërrohet organizata kriminale e gjobëvënieve në Greqi, shqiptarë mes të arrestuarve. Shpërthime, zjarre e rrahje…

    Bota July 16, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Policia greke ka shkatërruar një organizate kriminale, anëtarët e së cilës vendosnin gjoba nëpër lokale, kryenin shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge. Anëtarët e saj ishin aktivë në zona të ndryshme të Athinës, duke u siguruar “mbrojtje” lokaleve dhe duke zhvatur shuma të ndryshme parash nga pronarët e tyre në baza javore apo mujore.

    Gjithashtu, u konstatua se anëtarët e organizatës kriminale ishte përvec sigurisë së lokaleve edhe ndërhyrja në çdo incident që mund të ndodhte mes klientëve, por dhe ndërmjetësimi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve personale ose të tjera ndërmjet personave me anë të kërcënimit ose përdorimit të dhunës në emër të “Shefit” të tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Për të zbërthyer organizatën kriminale, në orët e mëngjesit të datës 14 korrik 2024 u krye një operacion i koordinuar policor, gjatë të cilit u arrestuan 17 persona, nga të cilët 3 tashmë janë të paraburgosur.

    Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë, janë zbardhur 78 gjobvënie ndaj lokaleve, 5 zjarrvënie, nga të cilat 1 në një automjet, 1 shpërthim në karburant dhe 1 në një shtëpi si dhe 1 rast lëndimi trupor, ndërsa gjatë hetimeve të kryera ndër të tjera u gjet arsenal armësh, sasi lënde narkotike dhe shuma të mëdha parash.

    Ajo që vihet re në mënyrë alarmante si karakteristikë e tyre e veçantë është pjesëmarrja rast pas rasti e anëtarëve të organizatës kriminale në incidente mes tifozëve të një ekipi futbolli, si ato që ndodhën të shtunën e kaluar jashtë stadiumit në “Leoforos Aleksandras”, qoftë në këmbim të disa përfitimeve, ose për sovranitetin, ose për t’u shkaktuar “dëm” anëtarëve të një organizate tjetër kriminale, e cila mori pjesë në incidentet specifike të grupit.

    Sipas policisë greke, bazuar në të gjithë sferën e veprimtarisë kriminale të kësaj organizate, bëhet e qartë se anëtarët e saj në mënyrë konsekuente dhe me vendosmëri synonin të zëvendësonin rolin shoqëror dhe detyrat zyrtare të Policisë greke, me një synim dhe qëllim të dukshëm, që palët e vëna nën shantazh t’i referoheshin organizatës kriminale “për zgjidhjen e çdo çështjeje” dhe jo policisë greke.

    Policia greke, mes 17 personave, ka vënë në pranga edhe shtetasin shqiptar Xhorxhi Gjoka 43 vjec, ndërsa u ka komunikuar urdhër arrestin në burg shqiptarëve Evis Shyti 40 vjec, Geni Cato 37 vjec nga Përmeti dhe Marsel Stafaj 36 vjec nga Tirana. Shyti dhe Cato rezultojnë të arrestuar në prill të këtij viti si autorë të vendosjes së një sasie eksplozivi në rrugën “Skylitsi” në Pire në 8 mars të këtij viti. Prej arrestimit, Shyti ndodhet i paraburgosur në Trikalla ndërsa Cato në Nafplio.

    Ndërkohë Marsel Stafaj, i njohur si “Majk” rezulton i arrestuar në maj të këtij viti pas kapjes së një ngarkese prej 210 kg kokainë të ardhur nga Panamaja në Pire. Bashkë me të atëherë u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë.

    Gjatë kontrollit të banesës së Xhorxhi Gjokës, u sekuestruan 240 euro, 3 celularë, 1 shkop metalik si dhe 1 automjet “Seat” dhe një motorr “Honda Varadero”. Shqiptarët e arrestuan rezultojnë pjesëmarrës në disa prej episodeve të zbuluara nga policia greke.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Lajm policie
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025

    Histori / Anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, sot pas 105 viteve

    December 17, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    “El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

    February 2, 2026

    Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Klajdi Demko, njihuni me djalin korçar – drejtor i kovergjencës dhe kohezionit

    April 17, 2025

    Të rezervojmë hotelin ne Pogradec – nga Agim Xhafka

    May 17, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.