Po kryente punime në banesën e tij private në Pogradec dhe dëmtohet rëndë nga një xham në kraharor.
Pasi ka marrë mjekimin e parë në spitalin e Pogradecit, shtetasi Renato Sehiti është nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar pasi gjendja e tij edhe për mjekët paraqitet e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.


