Ëndrra e Martinit ishte të bëhej si Rolando, një futbollist i famshëm që do ta njihte gjithë bota, por fatkeqësisht kjo ëndërr u pre në mes.
Një një intervistë për Top Story prindërit e 14-vjeçarit, i çili u vra me thikë nga bashkëmoshatori i tij, mes lotësh e përshkruajnë djalin e tyre si një njeri të ëmbël, të qeshur dhe plot dëshira.
Babai i Martinit: Pas shkolle vinte hante bukë dhe ikte në stërvitje. Deri në klasë të pestë ka qenë me nota 10. Donte të bënte si Ronaldo, do më njohë bota thoshte, mos u mërzit për mua. Mbante shokët afër, i qeshur.
Një djalë njëherë kishte qenë në pishinë me të dhe u kthye nga Italia pas ngjarjes. Një engjëll i vërtetë, Zoti e mori me vete. Martini kishte një sens humori, ishte një lidership që i bënte të gjithë njerëzit për vete. M’u duk e pabesueshme kur kam parë 500 nxënës nga çdo çep që kanë ardhur për ngushëllim.
Si e morët vesh lajmin?
Babai i Martinit: Mësuesja e Martinit kishte telefonuar nusen time. Martini, i thotë ajo është te Trauma është zënë me disa çuna. ‘Po marr një taksi po iki te trauma’ më thotë gruaja. Unë njoftova një koleg dhe shkova dhe unë.