Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Ambulanca e Korçës aksidentohet në Sovjan, plagoset një emigrant

    August 18, 2026

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit në Maliq

    August 18, 2026

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ermira Babaliu/ Korçarja e Pogradecit që të bën të dashurohesh me zërin e saj

    Korçë July 17, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Zëri i saj mund të cilësohet si zëri i ndryshimit në fund të viteve 80′ kohë në të cilëm ajo nisi dhe hapat e parë të karrierës së saj në fushën muzikore, kryesisht atë të këngës së lehtë dhe qytetare.

    Si një vajzë mjaft e talentuar, Ermira me pasionin e saj arriti që të shkundte “pluhurin” e serenatave korçare duke i ngjitur në skenë me një zë mjaft melodioz.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Ermira Babaliu ka lindur në qytetit e serenatave, në Korçë, por e rriti dhe arsimoi qyteti i Pogradecit, qyteti që siç thosh Lasgushi: “palcërisht shqiptar” dhe që nga gjiri i tij ka nxjerrë veçse artistë. Teksa ndiqte shkollën më Pogradec, Ermira merrte pjesë vazhdimisht edhe në aktivitetet apo konkurset që organizoheshin në shtëpinë e kulturës, pallati i pionerit.

    Qysh se në fillimet e saj, ra në sy. Zëri melodioz i saj rrëmbeu publikun dhe dallonte shumë nga të tjerët. Nuk mungoi edhe aktivizimi i saj në Estradën e Pogradecit, ashtu si nuk mungonte prania e saj në shumë shfaqje që kjo estradë organizonte brenda dhe jashtë rrethit të Pogradecit.

    Ermira mori pjesë në Festivalin e Këngës në Pogradec, aty ku rrëmben çmimin e parë me këngën “Erdh pranvera”.Por ky ishte vetëm fillimi pasi ajo do të merrte pjesë vazhdimisht më pas në Festivale. Plot 10 të tillë nga viti 1984 deri në 1994.

    Ka marrë pjesë dy herë në Festivalin e Këngës në RTSh në edicionin e 25-26 ku në të dyja herët është vlerësuar me çmim të dytë me këngët “Emri më i bukur njeri” dhe “Mbrëmja që mban dashurinë time”. Debutimin e parë në Festivalin e Rtsh ajo e bëri në vitin 1984, tre vite më vonë nl 1987 do të merrte pjesë në Festivalim “Kur vjen pranvera” me këngët “Dua të them” dhe “Pranë të kaltrit det” po në këtë vit ajo do të merrte pjesë edhe në Festivalin e 26 të Rtsh me këngën “Jetë nga jeta ime” ku arrin të marrë 100 pikë të plota të jurisë dhe merr çmimin e dytë duke lënë pas motrat Libohova që kishin marrë 98 pikë, kjo shënonte edhe modernizimin e skenës shqiptare pasi për herë të parë pikët shfaqeshin në një monitor të madh.

    Pas shumë pjesëmarrjeve në festivale dhe këngëve të publikuara në vitin 1992 ajo do të publikonte albumin e saj të parë me këngë me emrin e saj “Ermira Babaliu” më pas në vitin 1993 ajo publikoi albumin e dytë me titullin “Ermira Babaliu dhe Sazet e Korçës”.

    Më pas publikimin e albumeve do ta vijonte nga viti 2001 e më tej me disa të tillë:

    • 2001 “Kur ti më mungon”
    • 2002 “Pres”
    • 2003 “Mall”
    • 2003 “Rikthim” vol5

    Me kalimin e viteve muzika do të modernizohej dhe bashkë me këto hapa do të ecte edhe Ermira më pas. Në vitin 2011 ajo bashkë me Eltina Minarollin, Megi Laska dhe Denis Hasa hedhin në treg videoklipin “Last Night & Jingle Bells” e më tutje do të vijonte me videoklipe të tjera si:

    • “Destinacion”
    • “Dashuri Siberiane” kjo në bashkëpunim me Greg Stryker.
    • “Dua” vjen në 2017-ën dhe në 2020 vjen me videoklipin “Fragment rruge”

    Kjo divë e muzikës shqiptare jeton tashmë prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara, Michigan ku nuk i është ndarë asnjëherë muzikës si edhe aktiviteteve të ndryshme artistiko-kulturor të cilat i koordinon.

    Disa nga këngët më të njohura të Ermira Babaliut janë:

    • Provimi i fundit
    • Çfarë t’u them unë shoqeve
    • Këngë arbëreshe
    • Urimi yt
    • Pranë të kaltrit det
    • Emri më i bukur njeri
    • Mbrëmja që mban dashurinë time
    • E njëjta ëndërr
    • Letër malli
    • Harroje dashurinë.

    Ermira vazhdimisht kthehet në Tiranë dhe sidomos në Pogradecin që e rriti dhe e dashuron, ajo ishte 1 vit më parë në qytetin liqenor ku u bë pjesë e ekspozitës në pikturë të vëllait të saj Mandi Xhika, i cili po ashtu rikthehej në Pogradec pas shumë viteve me një ekspozitë mjaft interesante.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Ambulanca e Korçës aksidentohet në Sovjan, plagoset një emigrant

    August 18, 2026

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit në Maliq

    August 18, 2026

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Ambulanca e Korçës aksidentohet në Sovjan, plagoset një emigrant

    August 18, 2026

    Lejlekët ndërtojnë foletë mbi shtyllat e tensionit në Maliq

    August 18, 2026

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Sali Berisha dhe sfidat e të majtës radikale në Shqipëri

    August 18, 2026

    Debati mbi fraksionet radikale në protestën e Tiranës

    August 18, 2026

    Sanksionet ndaj Iranit: SHBA paralajmëron masa të papara

    August 18, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ambulanca e Korçës aksidentohet në Sovjan, plagoset një emigrant

    August 18, 2026

    Vrasja e turistit francez në Ksamil, identifikohet i dyshuari

    August 18, 2026

    Policia Kufitare shpëton dy persona në liqenin e Pogradecit

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Braktisja e Drenovës: Fshati turistik në Korçë po mbetet pa banorë

    August 15, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.