Ervin Bejkolli, një i ri nga fshati Turan, është shembulli i suksesit të arsimit profesional në Korçë. Pasi përfundoi shkollën e mesme profesionale, ai tashmë prej një viti punon në një prej serviseve të qytetit, ku ka gjetur jo vetëm një vend pune të qëndrueshëm, por edhe vlerësimin e duhur për aftësitë e tij.
Ervini, pronari i servisit, shprehet se është mjaft i kënaqur me punën e Denisit, duke theksuar rëndësinë që kanë shkollat profesionale për tregun e punës. Sipas tij, këto institucione po përgatisin punonjës të kualifikuar, të cilët i përgjigjen nevojave reale të bizneseve.
Ky rast tregon se arsimi profesional në Korçë po rezulton një mundësi e mirë për të rinjtë që duan të hyjnë shpejt në tregun e punës, duke përfituar njohuri praktike dhe profesionale të kërkuara nga bizneset lokale.