Bashkia Gramsh ka marrë masa urgjente. Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh, bëri me dije se janë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tani janë regjistruar 32 persona për t’u akomoduar në konvikt. Janë marrë gjithashtu masa për furnizim me ushqime.
Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndron pranë zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.
Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht, duke mbetur pa banesa. Ndërkohë, rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.


