Leskoviku njihet për natyrën e bukur të tij, për këngët, mikpritjen e në mënyrë të veçantë për prodhimin e verës e të rakisë. Duke shfrytëzuar traditën e kësaj zone, familja Fejzulla ka ngritur një fermë për kultivimin e rrushit, i cili vjen në një cilësi të lartë.
Por sot ne jemi ndalur tek kantina e verës që ndodhet në Korçë, për tu njohur me të gjitha proceset e prodhimit të saj.
Familja Fejzulla është kujdesur që të kultivojë në fermën e vet kultivarë të vjetër autoktonë dhe ti bëjë ata të njohur përmes verës së prodhuar edhe jashtë kufijve.
Kushtet atmosferike të favorshme të Leskovikut, zonës së njohur për prodhimin e verës dhe rakisë patjetër që janë një faktor i rëndësishëm, por edhe rinovimi i teknologjisë së përpunimit të rrushit vitet e fundit nga kjo kompani kanë bërë që vera e prodhuar të shkojë edhe për eksport.