Në Bashkinë Maliq është zhvilluar festa e Kreshpanjit, e njohur tashmë si një nga traditat e përvitshme të zonës, ku banorët dhe vizitorët bashkohen për të festuar prodhimet bujqësore dhe punën e palodhur të fermerëve.
Kjo festë konsiderohet një mundësi për të promovuar bujqësinë, por edhe për të forcuar lidhjet mes banorëve të Pojanit e fshatrave përreth.
Me urimin “Gëzuar e mbarësi për të gjithë!”, festa e Kreshpanjit mbetet simbol i begatisë dhe i trashëgimisë kulturore


