Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Festivali i peshkatarëve në Pogradec, Gjergj Luca: Ju reflektoni shpirtin dhe mikpritjen lasgushiane, jeni kampionë të turizmit!

    Aktualitet August 3, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sipërmarrësi i njohur i “Rozafës”, Gjergj Luca ka qenë i pranishëm dje në Festivalin e Peshkatarëve që u zhvillua për herë të parë në qytetin e Pogradecit, një nismë e komunitetit të peshkimit e cila pretendon të shndërrohet në festë të përvitshme mbarëshqiptarë.

    Gjatë fjalës së tij, Luca vlerësoi mikpritjen e popullit të Pogradecit për përfaqësues të komunitetit të peshkimit nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Ky qytet ka nxjerr poetë, ka nxjerr Lasgushin me një shpirt të jashtëzakonshëm që ju të gjithë e reflektoni. E reflektoni me mikpritjen tuaj, me dashninë tuaj, me gjithë këta mysafirë që prisni dhe Pogradeci është kampion i turizmit sivjet”, tha sipërmarrësi i suksesshëm i “Rozafës”.

    Gjergj Luca tregoi se nga nisi ideja e tij dhe komunitetit të peshkimit për të zhvilluar Festivalin e Peshkatarëve për herë të parë në Pogradec.

    “Unë para dy javësh kam qenë në një vizitë në Lin dhe aty jam njohur me disa shkencëtarë që më kanë shpjeguar që 6000 vjet para Krishtit, këtu në Pogradec daton vendbanimi më i vjetër në Europë pranë liqeneve. Dhe komuniteti i parë i peshkimit në mbarë Europën ka qenë në Pogradec.

    Studimet e NASA-s, liqeni i Ohrit apo liqeni i Pogradecit siç na pëlqen ne të themi, është liqeni më i vjetër në Europë. Këto dy gjëra na ngacmuan ne si komunitet peshkimi që ta fillonim këtë festë, që ne do ta bëjmë mbarëshqiptare dhe mbarë mesdhetare, ta fillonim nga Pogradeci”, tregoi ai.

    I vlerësuar nga respekti që i ka bërë qyteti atij dhe gjithë peshkatarëve që u mblodhën për herë të parë në Pogradec këtë vit, Gjergj Luca premtoi se vitin e ardhshëm mbështetja do të jetë edhe më e madhe për këtë qytet.

    Ai nuk kurseu as fjalët e mira për kryebashkiakun socialist Ilir Xhakolli, i cili e ka shndërruar bashkinë që drejton në një prej zonave me turizmin më të lartë këtë sezon ën Shqipëri.

    “Vitin tjetër ju garantoj, që me këtë mikpritje që më ka bërë Pogradeci dhe me këtë kryetar bashkie që ju keni, ju keni një kryetar bashkie që ka punuar 30 e ca vjet në administratë dhe është i vetmi njeri që unë mbaj mend që nuk i shikonte subjektet nga duart, por i shikonte me dashuri për t’ia mbushur duart.

    Ky është ndryshimi i Xhakollit tuaj që keni këtu. Le ta mësojnë të gjithë kryetarët e bashkive të Shqipërisë, të vijnë të marrin shembull në këtë qytet të vogël me një shpirt kaq të madh, me një kryetar bashkie modest, sesi priten njerëzit, me çfarë respekti trajtohen njerëzit”, përmbylli sipërmarrësi Gjergj Luca.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Polici Edison Adri kthehet nga Italia, e viziton Skender Hita

    September 9, 2026

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026

    Niko Peleshi takon ambasadoren e BE-së Sofia Moreira de Sousa

    September 9, 2026

    Reforma territoriale, OSBE nga Pogradeci: Shqipëria e vendos vetë

    September 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Zahiretë e Pogradecit kthehen në atraksion për turistët

    September 9, 2026

    Vjedhje automjeti në Pogradec, arrestohet i dyshuari

    September 9, 2026

    Operacioni “Përsëritësit”, arrestohet 18-vjeçari në Korçë pasi theu masën e sigurisë dhe kreu vjedhje të tjera

    September 9, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndahet nga jeta nëna e aktivistit të njohur në Maliq

    September 4, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.