Një 30 vjeçar ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. 30 vjeçari është nga qyteti i Fierut por bashkëjeton me jë shtetase nga fshati Baban i Devollit.
Përveç kësaj ai e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën se nëse ajo do bënte kallëzim penal ai do e vriste.
Pas kallëzimit, bashkëjetuesja e tij është pajisur me urdhër mbrojtjeje, ndërsa për fierakun ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 30 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 10.04.2024, në lagjen nr. 8, Fier, dyshohet se ka dhunuar dhe ka kanosur me thikë bashkëjetuesen e tij, banuese në fshatin Baban, Devoll, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.