Më tregoni pak për nipin tuaj.
“Edi vinte në punë, punonte. Kishte hapur një punë këtu, punishte me këto llamarinat, gjërat kështu”.
Kur e morët vesh lajmin?
“Mbrëmë me anë të televizorit, mbrëmë te Tva-ja e pamë”.
Sa fëmijë ka Edisoni?
“Edisoni ka një djalë në Greqi, me gruan e parë, ka edhe tre fëmijë këtu. Katër fëmijë“.
A kishin miqësi familjet?
“Kishin marrëdhënie shoqërore, kishin hyrje-dalje”.
Pra, ai jeton në Barç dhe punon këtu?
“Po, punon këtu. Ai është saldator, me profile punon, dyer, penxhere”.
Dyshon që ngjarja mund të jetë e vërtetë?
“Joo, nuk besoj se është e vërtetë, ai është me grua, me fëmijë. Nuk e di se çfarë bënte ai, por nuk besoj…”
Po fshati çfarë thotë? Keni dalë?
“Jo joo skam dalë, jam moshë e thyer dhe spara dal ande, unë shikoj punën time”
A jeni i bindur që ngjarja sështë e vërtetë?
“Po tani i bindur se di unë, se çfarë bën ai se di, po unë nuk jam në dijeni për asnjë gjë!”