Jashtë kamerave, njëra nga motrat e viktimës tregon se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ka shkaktuar dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij por edhe fëmijëve.
Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj dhe Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej.
Sipas njërës nga motrat e Marjolës, analizat nga ana e klinikës psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme.
Në fund, në reagimin e saj, ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar.


